Lajme nga Bota

Teksa bota flinte, çfarë ndodhi në Ukrainë gjatë natës?

Teksa bota flinte, çfarë ndodhi në Ukrainë gjatë

Një zjarr që shpërtheu gjatë natës në termocentralin më të madh bërthamor të Ukrainës u shua herët mëngjesin e sotëm. Zjarri u shkaktua si pasojë e bombardimeve të rënda nga forcat ruse.

Në mënyrë të përmbledhur:

Zjarri në centralin bërthamor: Një zjarr në termocentralin e energjisë bërthamore Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore është shuar. Zjarri shpërtheu teksa gdhinte e premtja mes bombardimeve të forta në zonë nga forcat ruse. Që atëherë, luftimet janë ndalur në zonë, sipas një zëdhënësi të termocentralit. Përfaqësues të rregullatorëve bërthamorë, organet qeveritare në Ukrainë dhe Shtetet e Bashkuara thonë se nivelet e rrezatimit duken normale deri tani.


Zelensky pretendon se Rusia synonte centralin: Në një postim në Facebook, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për gjuajtje të qëllimshme në termocentralin bërthamor – dhe u kërkoi udhëheqësve evropianë të 'zgjohen tani' dhe të ndalojnë forcat ruse para se kjo të bëhet një fatkeqësi bërthamore.

Sulm vdekjeprurës në ndërtesat e banuara: Videot e reja të postuara në mediat sociale tregojnë pasojat e tmerrshme të sulmeve ushtarake ruse që goditën një kompleks apartamentesh në qytetin verior të Chernihiv. Të paktën 33 persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën gjatë sulmit, thanë autoritetet ukrainase.

Qytetet kryesore nën sulm: Rusia po rrethon qytetin kyç ukrainas të Mariupolit. Nënkryetari i bashkisë së qytetit juglindor tha se ishte 'i rrethuar' nga forcat ruse dhe kishte nevojë të dëshpëruar për ndihmë ushtarake dhe humanitare. Në Ukrainën verilindore, 34 civilë u vranë nga sulmet ruse në rajonin e Kharkiv brenda një periudhe 24 orëshe, sipas shërbimeve të urgjencës. Kryebashkiaku i Kharkiv tha se ushtria ruse po përpiqet qëllimisht të eliminojë popullin ukrainas pasi synon hapësirat civile. Trupat ruse po përparojnë gjithashtu drejt Odessa-s, qytetit me rëndësi strategjike në bregun jugor.

Në 24 orët e fundit:

Bisedimet përfundojnë pa ndonjë përparim: Një negociator ukrainas tha të enjten se raundi i dytë bisedimesh me Rusinë nuk dha asnjë rezultat që i nevojitej Ukrainës. Megjithatë, korridoret humanitare për civilët u dakordësuan nga të dyja palët.

Kriza humanitare në rritje: OKB-ja vlerëson se më shumë se 10 milionë njerëz mund të përfundojnë duke lënë shtëpitë e tyre në Ukrainë, duke përfshirë 4 milionë që mund të kalojnë kufirin në vendet fqinje.