Kopertina e “The Economist” është e përgjakur. Pa titull, pa asgjë, vetëm me ngjyrat e flamurit të Ukrainës dhe gjakun që rrjedh prej tyre. Kështu është ideuar një kopertinë në kohë lufte.
Po The “Economist” nuk ështe e vetmja. Edhe “Time” ia ka dedikuar kopertinën Ukrainës.
Imazhi i kopertinës së revistës “Time” përmban fjalët e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në një fjalim në Parlamentin Evropian më 1 mars. 'Zhittya permozhe smert - a svit temryavu (Jeta do të fitojë mbi vdekjen dhe drita do të fitojë mbi errësirën)'. Kopertina është në gjuhën e tyre.
Kurse në fund të saj shkruhet: “Volodymyr Zelenksy dhe Heronjtë e Ukrainës”.