Stilistja franceze Isabel Marant prezanton koleksionin e ri dhe dhuron para për Ukrainën
E Premte 4 Mars 2022, 09:03
TiranaPost
Me një t-shirt në ngjyrat e flamurit të Ukrainës, stilistja franceze Isabel Marant prezanton koleksionin e ri Vjeshtë-Dimër 2022 dhe nismën që ka ndërmarrë.
Fondacioni i saj ka dhuruar para për UNHCR (organizatë që merret me refugjatët dhe për UNICEF (organizatë që merret me fëmijët).
“Sot po zbulojmë koleksionin tonë vjeshtë-dimër 2022, një nga momentet tona më të rëndësishme të vitit. Duam të shprehim mbështetjen dhe solidaritetin tonë për popullin e Ukrainës. Çdo zë ka rëndësi”, shkruan Isabel, që përveçse në modë, u bë edhe një zë i fuqishëm në solidaritetin ndaj Ukrainën nën luftë.