Lajme nga Bota

Kremlini: Nuk bëhet fjalë për nënshkrim dokumenti, pas raundit të dytë të bisedimeve Ukrainë-Rusi

Kremlini: Nuk bëhet fjalë për nënshkrim dokumenti, pas

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha këtë të premten se nuk flitet ende për nënshkrimin e ndonjë dokumenti zyrtar mes Rusisë dhe Ukrainës, pas raundit të dytë të bisedimeve të së enjtes, mes dy palëve.

“Raundi i dytë i negociatave u zhvillua dje. Tani varet nga këto negociata që bëmë. Kjo ishte një mundësi që delegacionet t'i tregonin njëri-tjetrit të gjithë elementët e qëndrimeve, pa ndërmjetës të panevojshëm. Ne ua thamë tonat palës ukrainase”, tha Peskov.

I pyetur për mundësinë e nënshkrimit të ndonjë marrëveshjeje të nivelit të lartë nga të dyja palët, Peskov tha: “Nuk flitet ende për nënshkrimin e ndonjë dokumenti. Bisedimet që u zhvilluan ishin një mundësi e mirë për të treguar qartë vizionin tonë për këtë problem”.

Kremlini: Nuk bëhet fjalë për nënshkrim dokumenti, pas