Mbretëria e Bashkuar ndalon përdorimin e celularëve në shkolla
E Martë 20 Shkurt 2024, 12:15
TiranaPost
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkolla, duke përfshirë edhe gjatë pushimeve, sepse ata pengojnë mësimet.
Ministria e Arsimit thotë se 97 për qind e fëmijëve të moshës 12 vjeç e lart kanë celularë, dhe thekson cilësia e arsimit është më e mirë në shkollat që kanë ndaluar përdorimin e celularëve.
Organizata e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) ka kërkuar gjithashtu ndalimin e celularëve në shkolla.
Sipas raporteve, 44 për qind e prindërve janë të shqetësuar për kohën që fëmijët e tyre kalojnë me celularë. 10 milionë pound do të investohen në rreth 700 shkolla, gjatë tre viteve të ardhshme për të zbatuar këtë ndalim.