Aktualitet

Ndërron jetë e reja shtatzënë në Fier, shpëtohet foshnja

Ndërron jetë e reja shtatzënë në Fier, shpëtohet

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në spitalin e Fierit, ku një 31 vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë pak para se të futej në operacion. 31 vjeçarja nga Mallakastra me emrin Elisabeta Lamaj sapo kishte bërë gjilpërën epidurale, ka përjetuar gjendje të rënduar shëndetësore dhe më pas ka ndërruar jetë. Mjekët kanë ndërhyrë duke arritur të shpëtojnë foshnjën të gjinisë vajzë.

Familjarët e 31 vjeçares akuzojnë mjekët e spitalit për pakujdesi, ndërsa kanë bërë denoncim në polici. Pritet që prokuroria të nisë hetimet për ngjarjen dhe të zbiulohet shkaku i vdekjes.

Elisabeta Lamaj ishte në pritje për tu bërë nënë për herë të dytë.

*Tiranapost.al.