
Legjenda e NFL-së, Tom Brady dhe ylli i WWE-së, Logan Paul, u përballën në një moment të papritur gjatë Fanatics Fest në New York, ku një debat me batuta mes tyre përfundoi me një shuplakë nga Brady ndaj Paul.
Pamjet u përhapën menjëherë në rrjetet sociale, ndërsa fansat nisën të diskutojnë nëse përplasja ishte reale apo pjesë e një skenari promovues. Dyshimet u shtuan edhe nga fakti se të dy kanë zhvilluar prej kohësh një rivalitet publik me deklarata dhe provokime mes tyre.
Logan Paul më pas reagoi duke e lidhur përplasjen me rivalitetin e tyre të mëparshëm, ndërsa Brady vazhdoi me batuta ndaj tij në rrjetet sociale.