
Aktorja irlandeze Brenda Fricker ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. E vlerësuar me çmimin Oscar dhe e dashur për publikun në mbarë botën, ajo la gjurmë me interpretimet e saj në filma dhe seriale të njohura.
Fricker fitoi Oscarin për Aktoren më të Mirë në Rol Dytësor në vitin 1990, falë interpretimit të nënës së personazhit të luajtur nga Daniel Day-Lewis në filmin My Left Foot.
Megjithatë, për breza të tërë shikuesish ajo do të mbetet “Gruaja e Pëllumbave”, personazhi që u bë pjesë e një prej skenave më të paharrueshme të filmit Home Alone 2 (1992), ku takon Kevinin në Central Park.
Gjatë karrierës së saj, Brenda Fricker u shqua edhe me rolet në serialin britanik Casualty, duke u kthyer në një nga aktoret më të respektuara të kinemasë dhe televizionit.