Shkrimtarja e Nobelit Annie Ernaux, që në çdo vepër gërmon jetën e saj

Shkrimtarja 82-vjeçare Annie Ernaux është fituese e Nobelit në Letërsi për vitin 2022. Ajo njihet për stilin e saj të të shkruarit mes letërsisë dhe sociologjisë. Si dhe për stilin autobiografik të veprave mes vetes së parë njëjës dhe shumës.
Annie Duchesne (Ernaux) lindi më 1 shtator të 1940-ës.
Fëmijëria
Ajo u rrit në Yvetot në Normandi. Vinte nga një familje e thjeshtë, nga klasa punëtore. Prindërit e saj kishin një kafene dhe dyqan ushqimesh.
Jeta e mëvonshme
Në vitin 1958, kur ishte 18 vjeç u largua për herë të parë nga shtëpia dhe shkoi në një kamp. Qëndroi me bashkëmoshatarë dhe pati edhe eksperiencat e para seksuale. Për to ka shkruar në librin “Mémoire de fille” (Historia e një vajze).
Vitet që pasuan u martua dhe solli në jetë dy djem. Në vitin 1980 u divorcua dhe qëndroi në shtëpinë ku jeton edhe sot.
Në vitin 2000 u tërhoq nga detyra e mësimdhënies dhe iu përkushtua shkrimit.
Karriera akademike
Annie studioi në universitetet e Rouen-it dhe më pas në Bordo. U diplomua si mësuese shkolle në fillim dhe pastaj mori një diplomë në letërsinë moderne, në 1971-shin.
Në fillim të viteve 1970, ajo dha mësim në Bonneville Lycee, në kolegjin Evire në Annecy-le-Vieux, më pas në Pontoise, përpara se të bashkohej me Qendrën Kombëtare për Mësimin në Distancë.
Karriera letrare
Annie Ernaux e filloi karrierën e saj letrare në 1974 me “Les Armoires vides” (Cleaned Out), një roman autobiografik. Në vitin 1984, fitoi çmimin Renaudot për një nga veprat e saj autobiografike “La Place” (Vendi i një burri), një rrëfim autobiografik që fokusohet në marrëdhënien e saj me të atin dhe përvojat e saj duke u rritur në një qytet të vogël në Francë.
Stili
Që në nisje të karrierës së saj u largua nga trillimi për t'u fokusuar tek autobiografia. Puna e saj ndërthur përvojat historike dhe individuale. Ajo përshkruan përparimin shoqëror të prindërve të saj (La place, La honte), vitet e saj të adoleshencës (Ce qu'ils disent ou rien), martesën e saj (La femme gelée), lidhjen e saj pasionante me një burrë evropianolindor (Pasion thjeshtë), abortin (L'événement), sëmundja e Alzheimerit (Je ne suis pas sortie de ma nuit), vdekjen e nënës së saj (Une femme) dhe kancerin e gjirit (L'usage de la photo).
Çmimet
“Historia e një gruaje” dhe “Pasioni i thjeshtë” (botuar në shqip nga Dudaj) janë cilësuar si librat e saj më të famshme nga New York Times. “Shame” (Turpi) u cilësua si Libri më i mirë i Publishers Weekly i vitit 1998, “I Remain in Darkness” si libri më i mirë i vitit 1999 nga The Washington Post, dhe “Possession” u rendit në Top Ten, në 2008-ën nga More Magazine.
Libri i vitit 2008 “Les Années” (Vitet) është pritur shumë mirë nga kritika. Në këtë libër, Ernaux shkruan për veten në vetën e tretë, për herë të parë, duke ofruar një këndvështrim të gjallë të shoqërinë franceze menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, deri në fillim të viteve 2000. Me “Years” ka marrë një sërë çmimesh.