Stil jete

Kur botuesja Arlinda Dudaj sugjeronte në Tiranapost dy vjet më parë fituesen e Nobelit sot

Kur botuesja Arlinda Dudaj sugjeronte në Tiranapost dy vjet më

Fituesja e Çmimit Nobel u sugjerua në Tiranapost që në 2020-ën nga botuesja Arlinda Dudaj në 10 librat e vitit. Për Annie Ernaux ka pasur disa artikuj në Tiranapost. Një prej tyre, që ka shkruar për të, ka qenë botuesja Arlinda Dudaj. E ka përkthyer prej disa vitesh sociologen franceze. Libri “Pasion i thjeshtë” është një nga librat më interesantë të Ernaux. Me siguri tani do të jetë edhe libri më i shitur, pas Nobelit, siç ndodh rëndom.

Kur botuesja Arlinda Dudaj sugjeronte në Tiranapost dy vjet më

Kur botuesja Arlinda Dudaj sugjeronte në Tiranapost dy vjet më
Annie Ernaux

Po ju risjellim edhe njëherë sugjerimet e Arlinda Dudajt në Tiranapost.

Kur botuesja Arlinda Dudaj sugjeronte në Tiranapost dy vjet më

1. Vincent nga Barbara Stok, është një nga novelat grafike më të bukura që kam parë e që flet për jetën e Van Gogh-ut në Arlë, me ilustrime e tekste të mrekullueshme që përbën dhe një objekt shumë të bukur nga pikëpamja vizive. Jam shumë krenare për këtë vepër të cilën e kam përkthyer vetë gjatë ditëve të mbylljes dhe që më ka dhënë shumë mësime jete e kënaqësi të pafundme.

Kur botuesja Arlinda Dudaj sugjeronte në Tiranapost dy vjet më

2. Fate dhe shtrëngata nga Lauren Groff, një libër për dashurinë, martesën, sekretin, të theënat e të pathënat, në penën e një shkrimtareje të madhe plot imagjinatë dhe mprehtësi të habitshme. Një shkrim i hatashëm në dy pjesë brenda një libri, ku duket sikur gjallon me të vërtetë jeta e dy njerëzve që sa njihen mes tyre po aq edhe të panjohur janë. Një nga librat më të bukur që kam lexuar në jetë.

Kur botuesja Arlinda Dudaj sugjeronte në Tiranapost dy vjet më

3. Fluturimi i fundit nga shkrimtarja e njohur Brunilda Zllami, e cila merr në vëmendje jetën e një gruaje, të përndjekur nga një fat i zymtë, në luftë për jetën dhe pranimin e saj ashtu siç ajo të vjen. Si ngaherë Brunilda arrin të shkruajë një libër rrembyes dhe plot narracion që mahnit lexuesin e saj besnik që e ndjek në çdo hap të karrierës së saj të çimentuar tashmë.

Kur botuesja Arlinda Dudaj sugjeronte në Tiranapost dy vjet më

4. Pertej dimrit nga Isabel Allende, shkrimtarja jonë ekskluzive erdhi me një libër shumë bashkëkohës, me aktualitetin e ditëve që jetojme. Ngjarjet zhvillohen në SHBA, por që personazhet medoemos do të lidhen me Kilin, apo me rrënjët latinoamerikane, e pashmangshme në librat e Allende-s. Ky është një libër që trajton plagët e emigrimit, antitrampizmin, dashurinë e vuajtjen, por edhe shpresën që vjen pas saj. Isabel Allende këtë vit përmbylli edhe trilogjinë për femijë e të rinj që fillon me Qyteti i shtazëve, vijon me Mbretëria e dragoit të artë dhe përfundon me Pylli i pigmejve.

Kur botuesja Arlinda Dudaj sugjeronte në Tiranapost dy vjet më

5. Pasion i thjeshtë i një shkrimtareje të madhe franceze si Annie Ernaux, një libërth i vogël, por tejet intens. Është një grua në qendër e cila ka rënë pre e një pasioni trallisës, e gjithë jeta e saj vihet në funksion të këtij pasioni që edhe pse i thjeshtë siç thotë shkrimtarja, ka aftësinë të bllokojë mendjen, kohën e gjithë qenien tënde me një pushtet demoniac. Thuajse i tërë libri rrëfen pikërisht këtë ndjesi që zgjat aq kohë sa frymon pasioni.

Kur botuesja Arlinda Dudaj sugjeronte në Tiranapost dy vjet më

6. Letërsia suedeze më ka tërhequr përherë shumë për ngjarjet me karakter thriller që trajton po dhe inteligjencën e hollë me të cilën shkruhen romanet. Burri që vëzhgonte gratë, i dyti pas Burri që nuk ishte vrasës, i shkruar nga dyshja suedeze Hjorth&Rosenfeldt. Edhe ky është një roman joshës skandinav nga ata që s’të lëshojne nga faqja e parë në të fundit. Sebastian Bergmani eshte psikiatri profilizues që i lidh të dy librat dhe përmes përfigurimit të vrasësve i jep përgjigje edhe pyetjeve personale që e torturojnë përgjate gjithë jetës së vet. E bukur në këta libra është pikëpamja se askush nuk lind vrasës, janë shumë gjëra që shënjojnë jetën e sekujt duke ndikuar në mënyrë të pashmangshme në atë se çfarë do të jetë apo bëhet dikush.

Kur botuesja Arlinda Dudaj sugjeronte në Tiranapost dy vjet më

7. Një tjetër suedeze si Camilla Läckberg, erdhi në shqip me librin e saj të shtatë, Mbytja, një nga më të bukurit e serisë. Në qendër historia e një shkrimtari të suksesshem me shumë dritëhije në të shkuarën e vet. Edhe ky një libër shumë inteligjent, nga ata fundi i të cilit është i pamundur për t’u zbuluar për nga mënyra aq misterioze sesi është ngjizur historia.

Kur botuesja Arlinda Dudaj sugjeronte në Tiranapost dy vjet më

8. Një dëshirë e madhe për të jetuar i Fabio Volos, ky libër përkufizohet nga thjeshtësia e të shkruarit. Të thënit të gjërave troç, aq troç sa të duket se dikush t’i ka nxjerrë nga mendja teksa i ke menduar e t’i ka hedhur në një roman. Në fakt këtë bën Fabio Volo dhe mbase prandaj është kaq i dashur për lexuesin, sidomos për lexuesin e ri që priret të jetë më pak i sofistikuar, më i drejtpërdrejtë dhe që kërkon përgjigje më të shpejta. Frazat e Fabio Volos janë nga ato që të nguliten në mend shumë natyrshëm, edhe nëse ky nuk është qëllimi yt kryesor.

Kur botuesja Arlinda Dudaj sugjeronte në Tiranapost dy vjet më

9. Banda e fëmijëve dhe Puthje e egër, nga i mirënjohuri Roberto Saviano, janë një diptik, dy romane të shkruara mjeshtërisht nga një njeri që të shkruarin e ka ngritur në një nivel shumë të lartë. Por ka dhe shumë aktualitet tema që trajtohet, fëmijët e lindur në një realitet të vështirë, qenie inteligjente e të pafajshme, por të gjendura në një kontekst pa mbrojtje dhe ku modeli i pasurimit të shpejtë është vetëm krimi e gjendet kudo, do të bien pre duke paguar edhe çmimin më të shtrenjtë, atë të jetës.

Kur botuesja Arlinda Dudaj sugjeronte në Tiranapost dy vjet më

10. Dieta e jetëgjatësisë nga Valter longo, nuk është libër i 2020, por ai është bërë mantra e jetës sime, me atë kam bindjen se nëse bashkëjetoj do të jetoj gjatë dhe mirë. Valter Longo shpjegon hollësisht se çfarë i ndodh qelizës pas çdo ushqimi që hamë. Cili është stili i jetës që duhet përqafuar për të mbetur i ri brenda e për pasojë edhe jashtë.