Annie Ernaux fiton çmimin Nobel për letërsinë

E Enjte 6 Tetor 2022, 13:25
TiranaPost
Autorja franceze Annie Ernaux ka fituar çmimin Nobel për letërsi.
Ernaux ka shkruar një sërë romanesh të njohura, shumë prej të cilave janë autobiografike. Libri i saj i parë, 'Les armoires vides', u botua në frëngjisht në 1974 dhe në anglisht si 'Cleaned Out' në 1990. Vepra e saj e katërt, 'La place' (1983) ose 'A Man's Place' (1992), i dha asaj emër dhe famë si shkrimtare.
Asaj iu dha çmimi për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale.
Tiranapost.al