Art dhe Kulturë

Ismail Kadare për çmimin Nobel: S’më bën përshtypje fare

Ismail Kadare për çmimin Nobel: S’më bën

Ismail Kadare prej dekadash është gjithnjë në listën për çmim Nobel, dhe siç ka thënë ai dikur me ironinë e tij fine: aq herë jam kandiduar sa duket sikur e kam fituar. Ai është shprehur gjithnjë se nuk i intereson më ai çmim dhe se tashmë prej vitesh është indiferent ndaj tij. Sot në ambientet ku pinë kafe, Kadare i shoqëruar nga Helena, bashkëshortja janë pyetur nga Euronews Albania për fituesen e çmimit Nobel këtë vit, e cila është një shkrimtare që njihet për çështjen grave, një temë mjaft aktuale në botë. Por ja si përgjigjet Kadare për fituesen e çmimit: Siç e shikoni nuk kam ndonjë përjetim. 40 vjet më parë edhe mund të kisha.

Ndërsa Helena shkon më tej kur komenton: Nuk e njohim shkrimtaren që fitoi Nobelin, edhe pse jetojmë në Francë. S’e kam dëgjuar kurrë, për të njohur jo e jo, por nuk e kam dëgjuar as si emër. Derisa në Nobel është e njëjta juri dhe ka thënë jo 40 vjet, nuk ke pse ta ndryshosh mendimin”.

Ismail Kadare për çmimin Nobel: S’më bën

Annie Ernaux fitoi sot çmimin Nobel për letërsinë. Ernaux, e cila shkruan romane për jetën e përditshme në Francë, si dhe jo-fiction është një nga autoret më të njohura të vendit të saj dhe ka qenë ndër favoritët për të fituar çmimin, shkruan the Guardian.

Disa nga veprat e saj më të famshme janë: ‘Les annees’, ‘A Woman's Story’, ‘A Girl’s Story’, ‘Happening’,’ ‘Simple Passion’, ‘Getting Lost’, ‘A man’s Place’.

Librat që mund t’i gjeni të botuar në shqip: ‘A Girl’s Story’(Kujtime Vajze), ‘Simple Passion’(Pasion i Thjeshtë) dhe ‘A man’s Place’( Vendi i babait).