Showbiz

Fedez del nga spitali: Jam mirë

Fedez del nga spitali: Jam mirë

Fedez është larguar nga spitali, pas gati 10 ditësh shtrimi. Reperi milanez iu nënshtrua një operacioni pasi u diagnostifikua me tumor të rrallë endokrin të pankreasit.

“Jam mirë” ishin fjalët e para të shprehura për shtypin teksa largohej nga klinika me gruan e tij Chiara Ferragni pranë, duke shtuar: “Është bukur të dal nga spitali”.

Fedez del nga spitali: Jam mirë

Fedez postoi në Instagram falënderimet e tij për të gjithë stafin që u kujdes për të dhe për të gjithë njerëzit që i treguan dashuri të pamasë:

“Faleminderit juve që më keni shpëtuar jetën, që më keni shoqëruar dhe jeni kujdesur për mua në këto ditë që nuk kanë qenë të lehta, por që nga ana tjetër më kanë kthyer një këndvështrim të ri për jetën. Faleminderit Prof. Falconit dhe gjithë stafit të tij të jashtëzakonshëm. Faleminderit të gjithë infermierëve në repart. Dhe ju falënderoj për humanizmin e madh dhe mbështetjen që më keni dhënë. Dashuria është ilaçi më i fuqishëm. Ti kthehesh në shtëpi, kthehesh në jetë”.