Showbiz

Fedez tregon i përlotur që vuan nga një sëmundje

Fedez tregon i përlotur që vuan nga një sëmundje

I përlotur, me sytë e fryrë dhe të skuqur, sot reperi i njohur italian Fedez zbuloi me story-t në Instagram se vuan nga një sëmundje. Ai nuk e përmend konkretisht llojin e sëmundjes, por nënkupton që është diçka serioze pasi thotë “për fat u zbulua shpejt”.

Teksa po filmonte videoja u ndërpre më shumë se njëherë për shkak të emocioneve, por gjithsesi Fedez arriti të jepte një mesazh për të gjithë ata që e ndjekin dhe gjeti një mënyrë për të buzëqeshur dhe menduar pozitivisht.

“Fatkeqësisht jam diagnostikuar me një problem shëndetësor, që për fat u zbulua shpejt, por që përfshin një rrugë të rëndësishme që do të më duhet të bëj dhe që ndjej se duhet ta tregoj. Jo tani, në këtë moment kur duhet të jem pranë familjes dhe fëmijëve, do t’ua tregoj më hollësisht në të ardhmen, por nëse kjo histori e imja arrin të ngushëllojë qoftë edhe një person, i cili mund të mos ketë fatin të jetë i rrethuar nga dashuria si unë, me një familje të bukur si e imja, më bën të mendoj se kjo periudhë e jetës sime ka dobinë e saj, diçka që nuk mund të jepet. Vitet e fundit më duket sikur kam krijuar një lloj albumi me kujtime të përbashkëta dhe vetëm tani e kuptoj rëndësinë e rrëmbimit të buzëqeshjes nga dikush që ishte në anën tjetër të telefonit dhe ndoshta ishte duke kaluar momente të vështira.

Ai album i përbashkët do të jetë edhe forca ime dhe do të më ndihmojë të buzëqesh. Doja vetëm të shfryhesha. Për momentin nuk jam mjaftueshëm i kthjellët për të treguar më shumë, por jam gati të përballem me këtë aventurë të re që më ka paraqitur jeta dhe falënderoj bashkëshorten time që më ka qëndruar pranë këtyre ditëve, miqtë dhe familjen time. Ju përqafoj shumë dhe shpresoj të jem në gjendje t'ju jap sa më shpejt lajme pozitive". tha Fedez.


Tiranapost.al