Karantina Blog

Të punosh nga shtëpia nuk është qejf dhe e dëshmon vajza që u shndërrua në patate

Të punosh nga shtëpia nuk është qejf dhe e dëshmon

Ajo është Lizet Ocampo dhe është drejtore ekzekutive në një organizatë që merret me PR-in e kandidatëve që duan të fitojnë zgjedhjet. Ajo është me dhe pa fat që e ka mundësinë këto kohë koronavirusi të punojë nga shtëpia. Ndërkohë që shumë njerëz janë në pritje të mbarojë kriza që t`i rikthehen punës, ajo e ka shndërruar shtëpinë në zyrë, dhe këtu fillon historia.

“Ishte e hënë në mëngjes dhe kishim mbledhje. Iu bashkova video konferencës dhe vetëm kur e pashë veten në ekran të shndërruar në një kokërr patateje, ja kjo në foto jam unë. U hutova. Kisha harruar që një ditë më parë po luaja në kompjuter dhe kisha shkarkuar disa filtra për të shtyrë kohën.

Të punosh nga shtëpia nuk është qejf dhe e dëshmon

Ndërkohë që kolegët e mi qeshnin me të madhe mendoja dy gjëra: përse nga gjithë filtrat që kisha shkarkuar isha bërë pikërisht si një patate dhe si dreqin ta hiqja këtë gjë.

Pastaj u dorëzova dhe qëndrova si patate për pjesën tjetër të mbledhjes”, tregon Lizet.

Më pas kolegu i saj e hodhi një foto screenshot në Twitter dhe Lizet patate mori shumë pëlqime. Kjo e bëri që ta ndante më pas historinë me të gjithë në Buzzfeed.

*Burimi The Buzzfeed