Karantina Blog

Po raportonte nga shtëpia pa pantallona, videoja e gazetarit po bën xhiron e rrjetit

Po raportonte nga shtëpia pa pantallona, videoja e gazetarit po bën

Gazetari i ABC News, Will Reeve e gjeti veten në çdo portal e rrjet social të mundshëm, pas një interviste për “Good Morning America”.

Veshi këmishë dhe xhaketë sipër, por poshtë qëndroi me pantallona të shkurtra dhe kamera e tradhtoi.

Më pas e ka shpërndarë me sportivitet edhe vetë videon duke shkruar se u bë i njohur kudo në mënyrën më qesharake të mundshme.

Nuk është hera e parë që puna nga shtëpia shndërrohet në të sikletshme për njerëz të caktuar. Pak javë më parë bashkëshortja e një profesori u shfaq nudo pas shpinës së tij, teksa ai shpjegonte online për studentët.

*Burimi CNN