Karantina Blog

Pata një abort gjatë izolimit dhe koronavirusi më mohoi ngushëllimin

Pata një abort gjatë izolimit dhe koronavirusi më mohoi

Nëse ti je mërzitur gjatë izolimit, ke kaluar ditë të këqija pa lokale, kafe, pica, kinema dhe pishina, duhet të lexosh historinë time.

Kisha kontrollin rutinë të shtatzënisë pas 3-mujorit të parë dhe e pashë bebin. Ishte aty, brenda meje dhe lumturinë s`mund ta përshkruaj. Zgjati pak sekonda derisa mjekja më pyeti: “Ke pasur dhimbje ose gjakderdhje? Më pas më sqaroi me qetësi dhe keqardhje se fëmija im nuk kishte rrahje zemre dhe se kishte vdekur dy javë më parë.

Maska, doreza, asnjë njeri rreth e rrotull dhe as burri im. Nuk e lejuan për shkak të pandemisë që të më shoqëronte. Isha vetëm.

Do marrësh pilula që e ndërpresin shtatzëninë apo do zgjedhësh rrugën kirurgjikale? Po me thoshte mjekja, por unë e kisha humbur. Ca nga trishtimi, ca nga tronditja e ca nga ato maska nëpër fytyrë, mezi e kuptoja.

Pak minuta më vonë bashkëshorti mbërriti. Na e bënë si nder meqë situata jonë ishte e jashtëzakonshme. Iu lutëm mjekëve të na thoshin se kishin gabuar, por jo.

Iu nënshtrova 5 ditë më vonë një ndërhyrjeje dhe fëmija ia la vendin një dhimbjeve që sa vjen dhe shtohet.

Unë i bëra të gjitha në rregull. Ndalova cigaren, nuk piva alkool dhe mora acid folik. Përse duhet të më ndodhte kjo?

Më e keqja nga të gjitha ishte se nuk mund të dilja nga shtëpia. Në raste trishtimi dhe humbjeje të tilla njeriu kërkon ngushëllim tek familja, miqtë, jashtë pragut të shtëpisë ku më vinin në kokë gjithë planet dhe bisedat që kishim bërë për të.

Po s`mund të shkoja askund dhe s`mund të takoja askënd.

Koronavirusi më mohoi ngushëllimin.

Në pamundësi për të qarë mbi supin e miqve të mi të mirë e tregova historinë time në Facebook. Nuk e prisja që të bëhej virale. Një grup mbështetës me 1 mijë njerëz m`u gjend pranë.

Kështu i shërbeva vetes, mërzisë time, por dhashë edhe një mesazh për të gjithë ata që ndiheshin keq me izolimin dhe u mungonte rutina. Nëse hedh sytë rreth e rrotull, kupton që ka edhe më keq e që duhet të jemi çdo ditë mirënjohës.

*Burimi Metro