Karantina Blog

Karantina më gjeti të sapondarë nga i fejuari dhe me një bebe në bark

Karantina më gjeti të sapondarë nga i fejuari dhe me një

Mezi po prisja ta hapte telefonin teksa prisje që në kamera të dilte fytyra e tij. “Jam shtatzënë”, i thashë kur u përgjigj dhe zmadhoi sytë me habi. Pastaj më tha të mos shqetësohesha se do i përmbaheshim planit tonë. Do merrnim një shtëpi bashkë me qira, do punonim dhe do jetonin të tre. Këtë bisedë e bëmë në 11 janar, të nesërmen ai u zhduk.

Për sa kohë që mund të kujtoj, kam fotografuar një të ardhme ku i kisha të gjitha: një jetë dhe punë të suksesshme.

Mes nesh dukej gjithçka mirë.

Takuam familjet e njëri-tjetrit dhe planifikuam të transferoheshim në Mbretërinë e Bashkuar. Ne madje adoptuam një kotele. Një natë, duke ecur për në shtëpi u ul në gjunjë, më propozoi dhe u fejuam. Qesha pak e çuditur, por ndjeva se ishte i duhuri.

Kur ia dhashë lajmin e shtatzënisë, unë isha tek prindërit e mi në Angli, kurse ai tek të vetët në Hungari.

Nuk më telefonoi më kurrë. Mbase iu prish telefoni, e humbi, iu dogj, iu thye, po do më kishte shkruar në Facebook. Nëse nuk e donte fëmijën mund të kishte shkruar nga ato fjalimet e gjata që bëjnë djemtë e frikësuar në këto raste, të më sugjeronte të abortoja, por jo, ai thjesht u zhduk.

Ishte e qartë pra, që s`donte t`ia dinte as për mua, as për bebin.

Dy javë pasi kisha marrë vesh që isha shtatzënë pata hemoragji. Mendova se do abortoja. Bëra një eko urgjente dhe doli mirë. Ia dërgova atij një foto, pavarësisht sa keq ishte sjellë me mua. Mendova se nëse do e shikonte në foto, do fillonte ta donte, sepse unë e doja ende atë.

Nuk mu përgjigj sërish. Edhe familja e tij po më injoronte. I shkkruajta mamasë dhe motrës së tij disa herë në rrjete sociale, i thashë që doja të ishin pjesë e jetës së fëmijës tim, por edhe ato më injoruan. Më urrenin papritur të gjithë dhe ndihesha kaq vetëm.

Do të gënjeja nëse do thoja që nuk kam ende ndjenja për të, por ato zbehen çdo ditë. Izolimi i koronavirusit më bëri mirë. U mbylla në shtëpi me familjen time dhe po shijoj shtatzëninë. Jam 5 muajshe tani dhe nuk mund të them që mes lumturisë së pritjes së bebit jam edhe e frikësuar. Do ta sjell në botë në mes të një pandemie dhe kjo më tremb më shumë se sa fakti që do ta rris si nënë beqare.

Unë nuk kam dashur që fëmija të rritet pa një figurë babai ose model mashkullor në shtëpi, por ishte zgjedhja e tij kjo.

I shkruaj atij çdo dy javë ku i tregoj për ecurinë e shtëtzënisë, por përgjigjet e tij në email kanë qenë të ftohta akull.

Nëse isi im vendosi të mos jetë baba për fëmijën e tij, është në ndërgjegjen e tij. Nuk e ndaloj dot këtë. Ia dhashë mundësinë të jetë i pranishëm gjatë lindjes, por tha jo, dhe nuk ka treguar interes as për emrin që do t`i vëmë.

Kur gjithçka të ketë mbaruar, koronavirusi të ketë ikur dhe ta kam sjellë në jetë fëmijën tim, e di që do ta ushqej, pastroj, përkëdhel dhe edukojë, ashtu siç di edhe që forcën dhe rezistën do t`ia trashëgoj.

*Burimi Metro