Aktualitet

Përkeqësohet gjendja, Bujar Nishani dërgohet për kurim jashtë vendit

Përkeqësohet gjendja, Bujar Nishani dërgohet për kurim

Gjatë ditës së sotme është nisur për në Gjermani ish-presidenti Bujar Nishani. Burime pranë mediave bëjnë me dije se gjendja e tij është rënduar dhe ndaj është dërguar për kurim në një spital në Berlin.

Bujar Nishani u shtrua dje në spitalin Shefqet Ndroqi me pneumoni bilaterale. Kjo gjendje ishte pasojë e virusit Covid-19. Dje u tha se Nishani kishte probleme respiratore dhe kishte nevojë për trajtim intensive spitalor.