Yuri Kim reagon për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reagurim për dënimin me burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla duke deklaruar se askush nuk është mbi ligjin dhe se prokurorët duhet të marrin vendime kundër zyrtarëve pavarësisht nga fuqia e tyre apo pozita.
Me anë të një postimi në Twitter Yuri Kim ka thënë: Më vjen mirë që shikoj se drejtësia është vënë kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve, pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm, të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin.
Good to see justice served against corrupt officials. Prosecutors should continue to take action against officials - no matter how high or powerful - who misuse their position to enrich themselves. No one is above the law. https://t.co/vop5DZIEsW
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 22, 2021
Adriatik Llalla u dënua me dy vite burg dhe 5 vite të tjera heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike.
Tiranapost.al