Rama e ka për Berishën kur thotë: PD ka një dhëmballë të prishur që s’ka as kurajon ta shkulë dhe as vullnetin ta qetësojë

Kryeministri Edi Rama përgjatë fjalës së mbajtur përpara deputetëve të legjislaturës së kaluar dhe ata të mandatit të tretë, ka thënë se Partia Socialiste do ketë një qasje të re në Kuvend, ku do i shmanget përplasjeve politike dhe do të fokusohet në problematikat e qytetarëve.
Ai e ka cilësuar faktin që Berisha do të jetë në parlamentin e shtatorit "një dhëmballë të infektuar që nxin fytyrën e PD dhe e bën të pavotueshme", por megjithatë sipas Ramës nuk duhet që ky fakt të "rehatojë" deputetët socialistë.
"Dora e bashkëpunimiet pa kushte me PD, pavarësisht nga sjellja, retorika apo veprimet e rivalëve. Konflikti verbal nuk duhet të jetë më kryefjala e jetës politike e parlamentare.
Me doemos të ndryshojmë në këtë drejtim, sado ata ti bien fyellit në vrimën që u është bërë gropa. Kanë rënë 5 herë me këmbët e tyre në atë gropë. Shumë e lehtë të thuash, shumë e veshtirë të bësh. Kush do të kalojë cakun etik në adresën e rivalëve tanë, kush jep shembull të keq në kuvend apo komision duke rënë pre e provokimeve, kush merret me politikë me konflikt në teatrin e ditës. Dhe nuk do të angazhohet me temat e çështjet që i interesojnë njerëzve apo Shqipërisë, do të jetë një shqetësim jo për opozitën, por për grupin dhe mua.
PD do vijë me një dhëmballë të prishur, që nuk ka kurajon ta shkulë, as vullnetin ta qetësojë. Por, ky nuk është motiv për t’u marrë me PD as për të thënë që infeksioni i PD për shkak të asaj dhëmballe ne të rehatohemi, duke ditur se ajo fytyrë është e nxirë nga ajo dhëmballë dhe përsa kohë ajo qëndron atje, PD-ja është e pavotueshme.
Ne nuk do gjykohemi nga sa i kemi bërë PD, por sa i kemi dhënë Shqipërisë. Luftën tonë e kemi me hallet e vendit dhe problemet e shqiptarëve. Luftën me opozitën e kemi politike, që nuk do të thotë se nuk do e bëjmë, por do e bëjmë me një qasje të re. Ne kemi eksperiencën dhe cilësinë për të pasur një përqasje të re."- ka thënë mes të tjerash Rama para grupit parlamentar të PS.
tiranapost.al