Kërkimi për nëndetësen Titan hyn në fazën kritike, kanë mbetur vetëm 4 orë ajër

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të një nëndetëseje të zhdukur pranë rrënojave të Titanikut. Kërkimet kanë hyrë në fazën kritike pasi kanë mbetur vetëm 4 orë oksigjen.
Këtu janë 10 fakte:
1.Roja Bregdetare e SHBA-së, avionët ushtarakë kanadezë, anije franceze dhe robotë të telekomanduar janë pjesë e operacionit shumëkombësh për të gjetur nëndetësen që u zhduk të dielën.
2.Sipas Rojës Bregdetare të SHBA-së, njerëzve në nëndetëse iu mbetet më pak se 4 orë oksigjen. Titan ishte projektuar për të pasur një furnizim me oksigjen deri në 96 orë në rast emergjence.
3.Ekuipazhi i Titan besohet të ketë racione të kufizuara në bord.
4.Midis pesë personave në bordin e anijes së zhdukur janë miliarderi britanik Hamish Harding, manjati pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij.
5.Një avion kanadez në kërkim të anijes Titan kapi tinguj të mërkurën dhe automjetet e drejtuara nga distanca u zhvendosën në zonën ku lindën zhurmat.
6.Tingujt ngjallën shpresa se pasagjerët në mjetin e vogël turistik janë ende gjallë edhe pse ekspertët nuk kanë qenë në gjendje të konfirmojnë burimin e tyre.
7."Kur je në mes të një rasti të kërkim-shpëtimit, ke gjithmonë shpresë. Në lidhje me zhurmat konkretisht, ne nuk e dimë se cilat janë ato, të jem i sinqertë me ju," thotë kapiteni i rojeve bregdetare Jamie Frederik.
8.Personat në bordin e Titan, kishin paguar 250 mijë dollarë për ekspeditën turistike, në thellësinë e 3800 metrave, ku gjenden mbetjet e titanikut.
9.Nëndetësja titan, 6.7 metra e gjatë, është nën operimin e kompanisë amerikane Ocean Gate Expeditions, dhe humbi kontaktet me sipërfaqen rreth 1 orë e 45 minuta pas zhytjes.
Tiranapost.al