Ç'po ndodh me skafet në jug! Ngjarja e rëndë e Himarës sot me një fëmijë të vrarë dhe reagimi i parë nga kryepolici Gledis Nano
Sot në Himarë, në plazhin e Potamit një fëmijë 7 vjeç humbi jetën teksa luante në breg, pasi një skaf humbi kontrollin.
Ngjarja është më shumë sesa e rëndë dhe e përseritur ku edhe para pak ditësh një tjetër skaf humbi kontrollin. Në jug skafet janë kudo në çdo plazh, dhe përveçse lahesh shpesh me erën e benzinës, situata po precipiton duke shndërruar pushimet në jug në një skenë krimi.
Ngjarja sot: Një skaf i drejtuar nga një ish-shef i komisariatit të Himarës që aktualisht mban detyrën e shefit të policimit në Komunitet në Elbasan humbi kontrollin e mjetit dhe shkaktoi vdekjen e fëmijës.
Reagimi i parë ka qenë nga Drejtori i Përgjitshëm Gledis Nano që ka përjashtuar nga policia komisarin Arjan Tase.
Ai tha në reagimin e tij: Drejtor Nano ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë Komisar Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja. Oficeri i Policisë ndodhej me pushime në Himarë dhe duke drejtuar një mjet lundrues skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur vajzën 7-vjeçare të familjes Avdia, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në vendngjarje.
Ndërkaq mbetet një problem i hapur çështja e përdorimit të skafeve, motorrëve, në porte dhe limane të veçanta apo kudo.
Në rrjet ka nisur debat për çështjen e skafeve, dhe të turizmit. Reagimet janë të shumta, por ndërkaq mbetet për t’u mësuar përgjegjësitë dhe masat që duhen marrë me urgjencë, në kushtet kur bregdeti po shndërrohet në një skenë krimi.
Edhe para disa ditësh një gomone përplasi disa persona të cilët përfunduan në spital, por pa humbje jete.