Skafi godet fëmijën në Himarë, humb jetën në vendngjarje
Një skaf ka goditur një fëmijë në plazhin e Potamit në Himarë. Fëmija ka humbur jetën në vendngjarje.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Mësohet se fëmija ka qenë në breg të detit, duke luajtur kur skafi ka humbur kontrollin dhe është drejtuar në breg.
Drejtuesi i skafit është identifikuar si Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës, ndërsa aktualisht mban detyrën e shefit të policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Sipas dëshmisë paraprake të dhënë nga drejtuesi i mjetit, skafi ka pësuar një defekt teknik.
Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave tëngjarjes.