Aktualitet

Gomonia me shpejtësi në plazhin e Jalës, përplas çiftin e pushuesve në breg

Gomonia me shpejtësi në plazhin e Jalës, përplas

Një gomone e cila ka arritur deri në breg, duke përplasur dy pushues në plazhin e Jalës ka shkaktuar panik te njerëzit që ndodheshin pranë.

Sipas raportimeve të para, gomonia ka tentuar që të dalë në breg, por nuk ka arritur që të ndalojë në kohë, duke plagosur kështu çiftin pushuesve, të cilët ishin në breg.

Dy personat gjenden në spitalin e Himarës ku po marrin mjekim.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë në breg, ku si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.