Kronikë e zezë

Çfarë ndodhi sot në Potam, ku humbi jetën vogëlushja teksa lahej në det nga përplasja me skafin

Çfarë ndodhi sot në Potam, ku humbi jetën vogëlushja

Ditën e sotme në Himarë, në plazhin e Potamës, një vogëlushe 7 vjeçare humbi jetën tragjikisht pasi u përplas nga një skaf që humbi kontrollin.

Personi që drejtonte skafin ishtë një oficer policie, Arjan Tase dhe u arrestua menjëherë.

Familja Avdija nga Tropoja e cila prej vitesh jetonte në Britani ishte kthyer në Shqipëri për pushime, të cilat u kthyen në tragjedi.

Video të shumta janë publikuar nga venddngjarja nga pushues të ndryshëm.

Çfarë ndodhi sot në Potam, ku humbi jetën vogëlushja

Çfarë ndodhi sot në Potam, ku humbi jetën vogëlushja

Çfarë ndodhi sot në Potam, ku humbi jetën vogëlushja

Çfarë ndodhi sot në Potam, ku humbi jetën vogëlushja

Kush ka reaguar?

Drejtori i Policisë, Gledis Nano ke reaguar menjëherë pas ngjërjes duke përjashtuar nga policia komisarin Arjan Tase, ish-shef i komisariatit të Himarës dhe që mbante detyrën e shefit të policimit në Komunitet në Elbasan.

Ai tha në reagimin e tij: Drejtor Nano ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë Komisar Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja. Oficeri i Policisë ndodhej me pushime në Himarë dhe duke drejtuar një mjet lundrues skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur vajzën 7-vjeçare të familjes Avdia, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në vendngjarje.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Tëiiter i ka kërkuar policisë t’i japë dënimin e merituar përgjegjësve dhe dha një mesazh për politikanët dhe mediat duke thënë se: Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!

Debati për përdorimin e skafeve në plazhe

Ndërkaq mbetet një problem i hapur çështja e përdorimit të skafeve, motorrëve, në porte dhe limane të veçanta apo kudo. Reagimet janë të shumta, por ndërkaq mbeten për t’u mësuar përgjegjësitë dhe masat që duhen marrë me urgjencë, në kushtet kur bregdeti po shndërrohet në një skenë krimi.

Kujtojmë se edhe para disa ditësh një gomone përplasi disa persona të cilët përfunduan në spital, por fatmirësisht ndryshe nga sot nuk pati humbje jete.