Tragjedia e Himarës, Rama reagon në Twitter: Rrëqethëse! Një mesazh për policinë e shtetit dhe atë që ai quan kafshërinë politiko-mediatike
Ditën e sotme një 7 vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në Himarë teksa luante në breg, pasi një skaf humbi kontrollin. Kryeministri Edi Rama në Twiiter ka reaguar për ngjarjen e rëndë dhe ka dhënë një mesazh për policinë e shtetit që t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjës.
“Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s'ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t'u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!
Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!”, shkruan Rama në Twiiter.