Aktualitet

Tani është vendim: Nga janari nuk ka rrogë më të ulët se 30 mijë lekë në Shqipëri

Tani është vendim: Nga janari nuk ka rrogë më të

Rritja e pagës minimale nga 1 janari 2021 tashmë është zyrtarizuar me vendim qeverie. Këshilli i Ministrave bëri publik sot VKM-në, që paga minimale do të jetë 30 000 lekë, nga 26000 lekë që është aktualisht.

Për të marrë këtë pagë bazë duhet që të kryhen 174 orë pune në muaj, ndërsa shtesat jepen mbi pagën bazë.

Këshilli i Ministrave vendosi: 

1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.

2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

3. Paga bazë minimale orare të jetë 172.4 (njëqind e shtatëdhjetë e dy pikë katër) lekë.

4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

5. Vendimi nr.809, datë 26.12.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2021.