Aktualitet

Politikanë pas hekurave dhe një vend ku as paratë s`mbrojnë më njeri! Prova jonë për Europën

Politikanë pas hekurave dhe një vend ku as paratë s`mbrojnë

Në një fjalim kur Edi Rama la Godonë, e rimori Camus (Albert Kamy) me një shprehje që mund ta interpretosh “Atë që unë besoj se është e vërtetë, më duhet ta ruaj. Atë që më duket kaq e qartë, edhe kundër meje, më duhet ta mbështes”.

Kryeministri shqiptar kujtoi sprovën më të dhimbshme të drejtësisë reformën, e cila sot ka çuar në burg një ish-ministër të Ramës Saimir Tahirin, apo ish-ministrin Lefter Koka, e jo pak zyrtarë të lartë. Të gjitha këto sipas Ramës janë shenjë e një vendi që ka vendosur sakrificën para ëndrrës europiane. Sot në Shqipëri thotë rRma s`ka më imun, as paratë s`mbrojnë më njeri dhe se në fund ai është lideri i zgjedhjeve demokratike.

“Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh. Të hiqnim dorë nuk na ka shkuar kurrë në mendje. Ju e dini se në Shqipëri nuk jemi dakord pothuaj për gjithçka. Po ka një besim që i mbijeton çdo mosmarrëveshje tonën, nuk ka rrugë tjetër veç BE-së.

Për shekuj na është dashur të jetojmë nën perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur. Kjo është hera e parë që po zgjedhim. E bëmë sepse besojmë në këtë hapësirë paqe dhe sigurie. Frymëzon një mënyrë tjetër të të menduarit për përkatësinë e rajonit tonë.

Evropa është ajo që bën të mundur një Ballkan tjetër paqeje, prosperiteti dhe lirie.

Një ballkan i hapur i katër lirive të BE-së gjithashtu.

Nisja e bisedimeve nuk e bëjnë ëndrrën tonë realitet, por një realitet më të mirë për të ndjekur ëndrrën.

Nuk e humbëm besimin edhe ku u përballëm me përplasjen në fytyrë.

Lajmi i mirë është që mbaruam me Becket “Duke pritur Godonë”, por më lejoni të citoj Albert Camus me Mitin e Sizifit.

"Atë që unë besoj se është e vërtetë, më duhet ta ruaj. Atë që më duket kaq e qartë, edhe kundër meje, më duhet ta mbështes”.

Ne ia dolëm të dëshmojmë se ishim më të mirë dhe më të fortë. Edhe pse u kthyen për 3 vite me radhë i vazhduam më tej reformat tona, edhe me më shumë këmbëngulje. Reforma në drejtësi kaloi në fazën e zbatimit dhe sot Shqipëria është vendi më i avancuar në rajon ka më shumë për të bërë, por themelet për një sistem të cilit mund t`i besohet më në fund pas shekujsh, mund t`i besohet. Shkatërruam të gjithë pallatin e vjetër të drejtësisë dhe tani kemi institucione të reja të sundimit të ligjit që sapo ka filluar.

Nëse para shumë vitesh do kishit pyetur një shqiptar nëse e mendon ndonjë politikan pas hekurave do kishin qeshur me ju. Tani është krejt ndryshe. Askush nuk është imun. As pozita, as tesera e partisë dhe as paratë nuk mund t`ju mbrojnë më.

Unë qëndroj këtu sot si lider i një maxhorance të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe as kam mbrojtur ndonjë nga shigjeta e drejtësisë e as kam përdorur shigjetën për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve të gjyqësorit në favor të dikujt. Sigurisht shumë hije të së shkuarës vazhdojnë. Kjo është arsyeja pse jemi këtu për të vazhduar bisedimet.

Do të vijojmë të kemi një rol aktiv për paqen në rajonin tonë”, tha Rama.