Video/ Rama nga Brukseli: Shqipëria e të gjithëve ulet sot në tryezën e madhe të BE-së
Kryeministri Rama është pritur sot nga Ursula von der Leyen pak para nisjes së takimit në tryezë me përfaqësues të BE-së. Pas heqjes së vetos Bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, pritet që Shqipërisë dhe MV t`u happen negociatat.
Kryeministri Rama shkruante mëngjesin e sotëm:
"MIRËMËNGJES
me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit '90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj", shkruan Rama.