Aktualitet

Ursula von der Leyen: Investime dhe hyrje në Mbrojtjen Civile Europiane, çfarë duhet të presë Shqipëria pas hapjes së negociatave

Ursula von der Leyen: Investime dhe hyrje në Mbrojtjen Civile Europiane,

Në Konferencën e Përbashkët për Shtyp me liderët e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin Rama, Ursula von der Leyen e mbështeti fjalën e saj në katër pika kyçe.

“Së pari dua të flas mbi negociatat.

Pas konferencës ndërqeveritare sot, komisioni dhe ekipi do të fillojnë punën. Kjo do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të dinë detyrimet me BE-në.

Së dyti, ne do të vazhdojmë të jemi më afër në pikat kyçe. Shqipëria duhet të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane. Kjo lidhet me ndihmën që Shqipëria do të ketë me tërmetet dhe situatat civile. BE-do të jetë aty sa herë që të ketë nevojë.

Pika e tretë është që përfitimet do të vijojnë teksa ju vazhdoni rrugën drejt BE-së. Investimet do të shtohen, sidomos në energji dhe transport.

Në fund, kryeministër Rama, i dashur Edi, kryeministër Kovaçeski, do t`ju drejtohem personalisht: Ju keni treguar kaq lidership, vizion, keni treguar shumë durim strategjik. Përballë sulmit brutal rus, keni treguar bashkimin tuaj me vlerat europiane si partner të vërtëtë. Ndaj personalisht do doja t`ju falenderoja”, tha Ursula.