Aktualitet

Rama: Na duhet shtet europian dhe Ballkan i Hapur

Rama: Na duhet shtet europian dhe Ballkan i Hapur

Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferencën për shtyp nga Brukseli, ku pas pak do të ulet në tryezën e bisedimeve të para me anëtarë të BE-së.

“Dua të falenderoj një zonjë gjermane që sështë më aktive, por që pa të sdo ishim këtu sot, Angela Merkel. Do doja t`ì uroja gjithë të mirat. Falenderimet shkojnë për presidentin francez Macron dhe ekipin e tij që kanë punuar pa u lodhur natë e ditë, veçanërisht gjatë takimit të NATO-s. Ata sollën zhbllokimin e një situate absurde. Faleminderit popullit shqiptar që kurrë nuk u dorëzua e kurrë nuk reshti së ëndërruari e qëndroi në këmbë pas tre vitesh të vështirë, tërmeti, lufte, pandemie dhe refuzimi e nuk u dorëzua, po u bë më i fortë. Na duhet të ndërtojmë një Shqipëri europiane dhe të Ballkanit të Hapur Perëndimor”, tha Rama.