Stil jete

Rusia përjashtohet nga Festivali i Kanës

Rusia përjashtohet nga Festivali i Kanës

Është zyrtare, Festivali i Filmit në Kanë (i planifikuar të mbahet për 17 deri në 28 maj 2022), ka përjashtuar delegacionet ruse nga edicioni i ardhshëm.

Ndërsa Putin vazhdon të sulmojë Ukrainën ushtarakisht, Perëndimi po mobilizohet për të mbështetur Ukrainën e udhëhequr nga Zelensky.

Për këtë vendim, Festivali i Kanës ka bërë një deklaratë:

“Përderisa lufta vazhdon, kemi vendosur që ne të mos mirëpresim delegacionet zyrtare ruse ose të pranojmë praninë e figurave të lidhura me qeverinë ruse. Festivali i Filmit në Kanë dëshiron të shprehë gjithë mbështetjen e tij për popullin ukrainas”.