Stil jete

Melinda pranon një nga arsyet e divorcit me Bill Gates dhe tregon se është gati për një partner të ri

Melinda pranon një nga arsyet e divorcit me Bill Gates dhe tregon se

Melinda French Gates ka dhënë një nga intervistat e para që pas divorcit të bujshëm me Bill Gates. Pranon me gojën e saj se po, nuk e duronte dot shokun e Bill Gates, Jeffrey Epstein.

U aludua nga mediat se kjo shoqëri kishte sjellë vazhdimisht probleme mes çiftit miliarder dhe rezulton të jetë vërtet kështu. Edhe pse Epstein ka vdekur, i vetëvrarë, teksa vuante dënimin për pedofili dhe abuzim, Melinda ruan ende shijen e hidhur që i ka lënë takimi me të.

Melinda pranon një nga arsyet e divorcit me Bill Gates dhe tregon se

“E kam takuar vetëm një herë, sepse doja të shikoja kush ishte ky njeri. Nuk më pëlqeu. M`u duk i neveritshëm, i lig, pata makthe prej tij dhe ia bëra të qartë Bill-it se nuk doja ta takonte më”, tregon Melinda.

Kur u pyet për thashethemet nëse Gates kishte afera të shumta, falë lidhjes me Epstein, Melinda tha: “Këto janë pyetje që Bill duhet t'u përgjigjet”.

Nuk i pohoi e as nuk i mohoi.

Megjithatë ajo pranon se ndarja e tyre nuk erdhi vetëm nga miqësia e Bill me Epstein. Kishte shumë arsye të tjera që preferon të mos i tregojë.

Ajo tha gjithashtu se sot kanë një marrëdhënie pune produktive, por nuk ka shanse për rikthim.

Madje ajo shtoi se është totalisht e hapur për të njohur dikë të ri.

Çifti Gates njoftoi se do të divorcohej në maj 2021 pas 27 vitesh martesë, duke thënë se nuk besonin më se ne mund të rriteshin së bashku si çift, në këtë fazë tjetër të jetës. Sqaruan se do të vazhdonin të punonin së bashku, siç kanë bërë deri tani.

Ndarja u finalizua në gusht.