Në kujtim të Vjosa Berishës, e cila u nda nga jeta sot. Kjo është intervista e saj e fundit me Mira Kazhanin. Një shpirt optimist. Kush jetoi si Vjosa?!
Rrëfimi i saj i parë për sëmundjen, terapitë që kishte zgjedhur t`i ndiqte vetëm, teksa shikonte Netflix në spital. Apo faktin që ndryshe nga shumëkush, nuk kishte frikë ta thërriste kancerin në emër.
Vjosa nuk foli kurrë për vdekjen. Vetëm për jetën!
Kur zbuloi sëmundjen, katër ditët e para ishte e tronditur. Pastaj siç vetë thoshte: E shtroi çështjen me numra. Me matematikë. Dhe jetoi jetën deri ditën e fundit. Deri sot...
Njihuni më shumë me Vjosën nga ky Podcast i realizuar në muajin mars të këtij viti!