E trishtë! Vjosa Berisha humb betejën me kancerin

E Enjte 23 Qershor 2022, 14:00
TiranaPost
Pas betejës me kancerin, është ndarë nga jeta regjisorja, Vjosa Berisha. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha.
“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër.
Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi”
Video-Podcasti i Mira Kazhanit me Vjosa Berishën: