Video/ Ndalet për pak ndeshja Danimarkë-Belgjikë për Eriksen. Domethënia e minutës së 10-të

Lojtarët e Danimarkës dhe Belgjikës kanë ndalur ndeshjen e tyre të Kampionatit Evropian në mbështetje dhe slidaritet me Christian Eriksen.
Loja u ndalua në minutën e 10-të të fillimit të ndeshjes. Veprimi ishte i planifikuar pasi mesfushori mban fanellën numër 10 për ekipin kombëtar të Danimarkës.


Eriksen është duke u rikuperuar në një spital aty pranë pasi pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes së parë të Danimarkës kundër Finlandës për Euro 2020. Spitali është afër 'Parken Stadium' dhe Eriksen me gjasë i ka dëgjuar duartrokitjet nga dhoma ku po qëndron.

Yussuf Poulsen i Danimarkës shënoi në minutën e dytë golin duke i dhën epërsi skuadrës 1 me 0 me Belgjikën. Golin ia dedikoi shokut të skuadrës Eriksen. Ndeshja tashmë vijon normalisht.
*Tiranapost.al.