Eriksen do operohet. Mjeku tregon ndërhyrjen që i duhet
Thursday 17 June 2021, 11:19
TiranaPost

Kristian Eriksen do operohet. Mjeku i kombëtares daneze ka treguar se është patjetër e nevojshme kryerja e ndërhyrjes ICD (Heart Starter), ose thënë ndryshe vendosja e defibrilatorit në zemër, pas një ataku kardiak.
Sipas mjekut, kjo ndërhyrje duhet të bëhet patjetër për të mbajtur ritmin e zemrës normal. Edhe Eriksen, gjendja e të cilit është e stabilizuar, ka rënë dakord për ta kryer.
Eriksen ra në mes të fushës gjatë përballjes europiane Danimarkë-Finland. Pësoi atak kardiak, prej të cilit, falë ndërhyrjes së shpejtë, ia doli ta tejkalonte.