SPORT

Pas ngjarjes me Eriksen, Premiere League dhuron defibrilator për 2 mijë fusha futbolli

Pas ngjarjes me Eriksen, Premiere League dhuron defibrilator për 2

Premier League ka njoftuar se do të dhurojë defibrilator të jashtëm, të automatizuar në më shumë se 2,000 fusha, të futbollit bazë. Ky vendim është marrë pas arrestit kardiak të Christian Eriksen. Në përballjen Danimarkë-Finlandë të Euro 2020, mesfushori 29-vjeçar pësoi arrest kardiak dhe sikur të mos i ishte dhënë ndihma e parë në fushë, me defibrilator, sot nuk do të kishte mbijetuar.

Ky rast ka nxitur Premiere League të dhurojë në 2 mijë fushat kryesore të futbollit në Angli, këtë pajisje mjekësore që shpëton jetë.

*Artikulli i Sky Sport u përshtat në shqip nga Tiranapost.al