Sociale

Air Albania mban 1 minutë heshtje para ndeshjes për Martinin, 14-vjeçarin që ëndërronte të bëhej futbollist profesionist

Air Albania mban 1 minutë heshtje para ndeshjes për Martinin,

Tifozët në "Air Albania" kanë mbajtur një minutë heshtje përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës. 21 mijë tifozët me një mesazh të shkruar kanë nderuar në heshtje 14-vjeçarin Martin Cani, ëndrra e të cilit për t'u bërë futbollist profesionist u pre në mes.

Pas një sherri të hënën e 18 nëntorit, 14-vjeçari u vra me thikë nga bashkëmoshatari.

Martini ishte pjesë e Dinamos U-15 dhe ëndërronte të bëhej futbollist.

"Vrasja s'është pasion, Futobolli po! Pusho në paqe Martin!", shkruhet në pankartën e tifozëve kuqezi.