Arrestohet vrasësi i 14-vjeçarit Martin Cani

E Martë 19 Nëntor 2024, 09:51
TiranaPost
Një ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani është vënë në pranga autori i ngjarjes, i mituri po 14 vjeç.
Akuzat mbi të cilat rëndojnë mbi të janë: "Vrasje me dashje e kryer ndaj të miturit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Martin Cani
Martin Cani, një talent në futboll humbi jetën pasi u plagos gjatë një konflikti me bashkëmoshatarin e tij, pranë shkollës "Fan Noli".
Autori u konfliktua me dy bashkëmoshatarë të tij dhe më pas i ka goditur me thikë ata. Martin Cani e humbi jetën, shoku i tij ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në spital ndodhet edhe autori, i lënduar gjatë përleshjes.