Politikë

Vjosa Park Kombëtar, Rama komenton Di Caprio-n: U bë i gjallë vetëm kur na shante

Vjosa Park Kombëtar, Rama komenton Di Caprio-n: U bë i gjallë

Kryeministri Edi Rama teksa ka nënshkruar memoradumin për ta shpallur Vjosën në Park Kombëtar, ka komentuar edhe aktorin e njohur, Leonardo di Caprio, duke thënë se nuk u bë i gjallë për të mbështetur nismën që ka ndërmarrë qeveria.

“Më kanë shënuar këtu për Leonardo di Caprion, por nuk po e them pasi u bë i gjallë për të goditur qeverinë dhe nuk u bë i gjallë për të na mbështetur”, u shpreh Rama.

Di Caprio ka reaguar më herët për mbrojten e lumit Vjosa nga ndërtimi i HEC-eve. Aktori madje ka kritikuar qeverinë disa herë. Di Caprio ka shkruar se Vjosa është lumi i fundit i paprekur në Evropë dhe si i tillë meriton të mbrohet.