Politikë

Robert Ndrenika iu përgjigjet kritikëve për spotin e fushatës të PS: O Zot, çfarë çudirash

Robert Ndrenika iu përgjigjet kritikëve për spotin e

Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” iu është përgjigjur atyre që e kanë kritikuar për shfaqjen e tij në spotin publicitar të çeljes së fushatës të Partisë Socialiste.

Ndrenika shprehet i habitur me faktin se njerëz që nuk jetojnë në Shqipëri e ofendojnë, ndonëse ai personalisht ka qenë më perëndimor që në kohën e diktaturës.

Statusi i Robert Ndrenikës:

O Zot çfarë çudirash ndodhin në këtë botë !!! Djali i shokut Ali Manaj më shan se paskam bërë një spot për fushatën elektorale…Nuk jam kundër por vetëm se…më shan nga Londra…nga ore nga ?…Nga Londra !!! Në vitet 1967 dëgjova emisionin e fundit të Radio Londrës në gjuhën Shqipe…U mërzitëm se menduam që Anglia nuk po na përfill si popull…dhe sot ky nga…ruci më shan nga Londra ! Nuk do kisha thënë as gjysëm fjale po të më shante nga Pheniani se kështu do të preheshin të qeta eshtrat e shokut Ali Manaj (sekretar i parë në Gjirokastër) Perëndia të më ndjejë !!!

Tiranapost.al