Demokratët përgatiten për tubim: E kemi obligim të mbështesim Sali Berishën
Thursday 20 May 2021, 15:03
TiranaPost

Strukturat e Partisë Demokratike po përgatiten të zhvillojnë një tubim ditën e sotme në mbështetje të liderit historik të së djathtës shqiptare, që është shpallur ditën e djeshme non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të për korrupsion.
Sipas informacioneve të dala nga selia blu, mbështetësit e PD po organizohen për t’u grumbulluar përpara hotel “Rogner” në kryeqytet ku në orën 18:00, ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se do të mbajë një konferencë për shtyp.
“Çdo demokrat e demokrate e ka obligim sot në 18:00 të jenë në Tiranë, pranë hotel Rogner për të mbështetur Sali Berishën”- shkruhet në mesazhin e dërguar mbështetësve nga dega e PD në Kavajë.
Tiranapost.al