Basha takohet me shefen e misionit të OSBE-ODIHR në selinë blu, për zgjedhjet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek. Fokusi i takimit janë zgjedhjet e 25 prillit, ku PS fitoi me 74 mandate.
Lulzim Basha në deklaratën e parë pas zgjedhjeve u shfaq konfuz duke mos e mohuar rezultatin e zgjedhjeve, por duke thënë se fitorja e PD do vazhdojë. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve PD ka dorëzuar një kërkesë për të marrë pamjet filmike nga procesi i numërimit të votave, me pretendime se ka patur parregullsi.
Ndërkaq në raportin paraprak të OSBE-ODIHR thuhet se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore, ndërsa fushata ishte e gjallë dhe gjithëpërfshirëse.
'Palët e interest kishin besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i reformuar (KQZ) mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente, duke përfshirë besimin e palëve të interesit në të gjitha nivelet'.
Vëzhguesit e OSBE raportuan shqetësime në lidhje me keqpërdorimin e burimeve ose funksioneve shtetërore nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike.
OSBE bëri thirrje që të gjitha forcat politike tani duhet të sigurojnë funksionimin efektiv dhe demokratik të institucioneve të vendit, si rezultat i këtyre zgjedhjeve. Kjo përfshin përgjegjësinë për të ndjekur parimin demokratik të respektimit të rezultatit të zgjedhjeve.
Lidhur me parregullsitë që pretendohen, OSBE tregon në raport:
Çdo parregullsi e pretenduar duhet të sillet me vëmendje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe autoriteteve të tjera kompetente, dhe rastet duhet të hetohen siç duhet, përfshirë blerjen e votës.
*Tiranapost.al.