Në rresht të Parë

Oh, e adhuroj atë fustan të 2018-ës… por nuk e dua!

Oh, e adhuroj atë fustan të 2018-ës… por nuk e dua!

Të pëlqejnë apo jo tendencat e 2018 –ës në veshjet e nusërisë, nëse martohesh vitin e ardhshëm është e pamundur të mos ndikohesh prej tyre. Firmat në konkurrencë të fortë me njëra-tjetrën po prodhojnë gjithçka për të rekrutuar sa më shumë klientë, që të propozojnë në sallonet e tyre x apo y firmë. Se vërtet janë firmat furnizuese që e diktojnë modën, por ata që ia servirin atë klientit final (nuses) jemi ne, shitësit e pakicës. Të them të drejtën, unë stilistët e fustanëve të nusërisë ndër vite i kam ndarë në dy grupe: Të adhurueshmit dhe të prekshmit [caption id="attachment_142183" align="aligncenter" width="940"] Chanel dhe Valentino 2018[/caption] Të parët janë të mëdhenj të e modës delirante si Chanel, Ralph &Russo, Valentino, etj. Ata, falë emrit që kanë, propozojnë dhe krijojnë pa pasur merakun se si do të shitet dhe çfarë do të shitet. Ata propozojnë çudira nëpër pasarela. Po asnjëra nga nuset që unë njoh nuk do të guxonte të vishte atë fustan në ditën e saj të dasmës dhe po të dilte dikush që t’ia falte ;-) Të prekshmit janë ata që krijojnë dhe më pas prodhojnë të frymëzuar nga të adhurueshmit.Të prekshmit janë smart. Ata punojnë në bazë të kërkesave dhe dëshirave të nuseve. I dëgjojnë kërkesat e tyre (të përçuara tek ata nga vetë drejtuesit e salloneve të nusërisë në mbarë botën). Pra, nga ne, që falë punës që kemi zgjedhur të bëjmë, na takon të dëgjojmë dëshirat dhe pretendimet e çdo nuseje dhe stilistët nusen e vërtetë e njohin vetëm nëpërmjet nesh. Çdo qytet në mbarë botën e ka të identifikuar sallonin më IN në veshjet e nusërisë dhe për këtë lloj salloni kontakti me stilistin bëhet i mundur. Për këtë unë i quaj ata “të prekshmit” :). Edhe pse çdo vit njihemi me propozime të reja, nga eksperienca ime ndër vite, tendencat janë të ndjeshme çdo 5 vjet.Tek fustanet e nusërisë e reja rri më gjatë në treg se në veshjet e tjera. Kjo për arsye se veshja e nusërisë mbart në thelb klasiken dhe klasikja reziston gjatë. Gjatë fillimit të pranverës që lamë pas, në sfilatat e veshjeve të nusërisë pashë si çdo vit gjithçka: të fryrët, të ngushtët, fluturat, palat, mëngët… por elementët që viheshin re në thuajse të gjitha firmat furnizuese ishin disa dhe pikërisht këto përbëjnë tendencat e reja. Po ju njoh pak me to: Lulet tredimensionale kishim filluar t’i vinim re në 2017-ën, por në 2018-ën do t’i gjeni pa diskutim fustanet që lulen e kanë me reliev. Vajzat me gjoks të vogël do kënaqen shumë kur këto aplika të gjenden në pjesën e gjoksit. Do t’i ndihmojnë të rrisin një masë. [caption id="attachment_142187" align="aligncenter" width="650"] Galia Lahav[/caption] Dekoltetë dhe shpinat sexy... këtë e keni peshqesh nga izraelitët. Frymën e re të fustaneve tejet sexy në modën e veshjeve te nusërisë e sollën ata pak vite më parë. Berta Bridal, Galia Lahav, Inbal Dror janë linjat izraelite që po i bëjnë nuset sexy. Vetëm se nuset e ardhshme duhet të kenë parasysh që për të qenë sexy ditën e dasmës duhet te jesh e tillë dhe në përditshmërinë tënde. Kujdes! Mos zgjidh të jesh jashtë natyre tamam në ditën e dasmës tënde . Linjat Sirenë (të cilat nga një pjesë e nuseve në Shqipëri konsiderohen si fustan i dytë në zgjedhje, pas atij të fryrit) i gjejmë më të ngushta në hapjen fundore në propozimet e 2018-ës. Pra, nuk do të kemi një sirenë me një hapje të fortë nga gjuri e poshtë, por një hapje më natyrale, e cila të çon më shumë drejt elegancës se sa drejt pamjes sexy. Pronovias Këto linja i gjejmë tek e parezistueshmja Pronovias. Në 2018-ën na ka dhuruar një koleksion të çmuar , elegant dhe sensual, të gjitha në një fustan. Fustanet dy pjesësh (crop top) ishin një prurje vërtetë e re për 2018-ën. Fustanet e nusërisë fund dhe bust kanë qenë një tendencë e fortë e vitit 2000-2005. Në ndryshim nga atëherë, ky lloj modeli në 2018-ën propozohet me barkun jashtë deri në dukjen e kërthizës, ndërsa fundi është me bel të lartë .Këto mund të jenë një zgjedhje interesante për nuse antikonformiste (zakonisht shumë të reja në moshë), të cilat duan ta jetojnë ditën e dasmës si një party shumë larg klasikes, në ndonjë lokacion rinor. Propozime të tilla i solli Blumarine, Carolina Herrera. [caption id="attachment_142206" align="aligncenter" width="683"] Valentini[/caption] Ç’mund të themi për një veshje nusërie me pantallona?! Veshje e propozuar masivisht nga disa shtëpi mode. Ky lloj look-u duket që ka ngacmuar shumë stilistë, pasi na është propozuar nga varianti panatllon e bust prej dantelle e deri në jumpsuit në material mëndafshi, propozime që vijnë nga Valentini Spose apo Oscar de La Renta. Një këshillë: Veshje të tilla mund t’i konsideroni për festat me shoqërinë, pasi rrezikoni të shpallni luftë me mamin apo vjehrrën në ditën tuaj të dasmës :). Dantellat janë pa diskutim protagonistet absolute në të rejat e 2018-ës.Pasuria dhe shumëllojshmëria e tyre është një ndikim i vazhdueshëm i orientit dhe Europa nuk kishte si të shpëtonte nga kjo. Nisur nga rëndësia që i është dhënë dantellës si bazë në fustane, përzgjidhet gjithmonë e më shumë (që prej 3 vitesh tashmë) , ngjyrë më e errët astari, në mënyrë që dantella dhe rëndësia e saj të jetë më e lexueshme. Tonalitetet e fustanit të nusërisë në 2018-ën do të jenë ato të pudrës, goldit, pjeshkës kombinuar me dantellë në të njëjtën ngjyrë dhe jo vetëm.Ngjyra shumë favorizuese këto për nuset me tipare të buta. Koleksioni “Geraldina”, që e njeh kaq mirë nusen shqiptare, për 2018-ën ka rezervuar një koleksion përrallor. Kryefjala e këtij koleksioni janë fustanet e fryrë dhe romantike. Pasuria e dantellave do t’ju lërë pa frymë. Pra, për 2018-ën, nuk keni parë asgjë akoma. Por, pas kësaj fjalie mos e kategorizoni Geraldinën tek të adhurueshmit, por tek të prekshmit. Ju pres në sallon për t’jua vërtetuar këtë! Lexohemi javën e ardhshme!