Në rresht të Parë

Nuset e arta të vjeshtës? 8 arsye pse janë me fat

Nuset e arta të vjeshtës? 8 arsye pse janë me fat

Siç tashmë dihet, sezoni i plotë i dasmave fillon në fund pranvere deri në fillim vjeshte. Ky është ai sezoni kur ne të sektorit, siç them unë shpesh, karikohemi me bateri. Por është dhe një sezon tjetër më pak intensiv, ai i vjeshtës së vonë dhe dimrit, që ka dhe ai favoret e veta, por për këtë sezon nuk flitet shumë. Çdo vit e më tepër po njoh çifte që preferojnë këtë periudhë për të bërë dasmën e tyre. Nisur nga kjo, vendosa t’ju sjell në vëmendje disa avantazhe (që mbase nuk i keni vënë re) që mund të kesh duke u martuar në këto muaj të vitit. nuset e vjeshtesTë martohesh në vjeshtë ke disa përparësi, që nuset e verës nuk i kanë. -Është e sigurt që martohesh me një fustan nga koleksioni i vitit të ardhshëm. Pra, i paraprin modës (sidomos nëse je fanatike e saj). Koleksionet e 2018-ës kanë filluar të mbërrijnë dhe fundi i tetorit finalizon me një 50% të modeleve të 2018-ës të mbërritur. Vetëm një këshillë, shmangni materialin shifon, sepse me uljen e temperturave elektrizohet dhe humbet gjithë bukurinë. nuse vjeshte4 -Do ta kesh më të lehtë të gjesh atë lokacionin tënd të veçantë, që e ke ëndërruar prej kohësh, të parezervuar dhe do të kesh gjithë vëmëndjen nga restoranti për të bërë menunë e dasmës tënde, sipas shijes plus shefin e kuzhinës do ta kesh më tolerant. -Nuk do të duhet të mendosh për një plan B (në rast shiu), pasi këtë e ke parashikuar. Për një dasmë në vjeshtë apo dimër, alternativa është vetëm një: sallë e mbyllur. nuse vjeshte -Nuk do të kesh nevojën të bësh kilometra të tëra me fotografin për të gjetur një vend privat për fotot në natyrë, nuk do të kesh përplasje me nuse të tjera gjatë servisit fotografik, nuk do të “ziheni” për të njëjtën pemë në ato pak vende interesante për foto, që i synojnë të gjitha nuset në pikun e sezonit. Vendet e bukura do t’i kesh vetëm për vete. nuse vjeshte3 -Nuk do të të duhet të shkosh që në gjashtë të mëngjesit tek parukierja jote e preferuar, pasi ajo ka pesë nuse atë fundjavë dhe ti rrezikon të jesh e pesta në radhë, që përkthehet me zgjimin tënd që pa gdhirë. Por nëse vendos të martohesh pas 15 tetorit, oraret jo vetëm do t’i kesh favorizuese por, mund të kesh mundësinë që këtë shërbim atë ditë ta kesh në shtëpinë tënde. nuse vjeshte2 -Nuk do të përballesh me të nxehtin e tmerrshëm dhe djersitjen e pashmangshme, Temperaturat e kësaj periudhe janë shumë të favorshme, prandaj grimi dhe krehja do të jetë në perfeksion deri në fund të mbrëmjes. Edhe një detaj tjetër që nuk të ka vajtur në mend… Do të shohësh përgjatë gjithë mbrëmjes të ftuarit e tu që janë elegantë, pa qenë e nevojshme që të përveshin mëngët e këmishave apo të lirojnë papionët e kravatat për shkak të vapës (dhe ky detaj do të mbetet njësoj elegant në filmimet dhe fotot e dasmës). As buqeta jote e dorës me lule të freskëta , nuk do të rrezikojë të vyshket përpara se t’ua hedhësh shoqeve beqare :) nuse vjeshte1 -Dasma jote do të pritet me qejf nga të ftuarit, të cilët në verë lënë përgjysmë pushimet për të qenë prezent në dasmat e miqve apo të afërmve (tregohuni të sinqertë: a nuk ju ka rastisur të thoni: ohuuuu… tani e gjeti të martohet kjo?). Ndërkohë që në vjeshtë e më pas e dëgjojmë shpesh mes miqve të shprehen “Ç’na ka marë malli për një dasmë” :). nuset e vjeshtes2 -Dhe në fund muaji i mjaltit. Është fantastike të imagjinosh veten me bikini, në relaks total në plazhet e Karaibeve, kur në qytetin ku ti jeton kanë filluar shirat dhe është thuajse dimër :). Lexohemi javën e ardhshme.