Lajme nga Bota

Eriksen për herë të parë jashtë spitalit, surpriza për tifozin e tij të zjarrtë

Eriksen për herë të parë jashtë spitalit, surpriza

Tifozët nga e gjithë bota dhe ata në podium e panë momentin kur ylli i Danimarkës Christian Eriksen pësoi një arrest kardian në fushë. Defibrilatori i shpëtoi jetën para se të dërgohej me urgjencë në spitalin në Kopenghagë. Ai bëri një operacion dhe në trup mban një defibrilator kardioverter.

Eriksen për herë të parë jashtë spitalit, surpriza

Nuk dihet nëse ai do mund të luajë sërish por 29 vjeçari duket në gjendje të mirë shëndetësore. Ka dalë nga spitali dhe po kalon më shumë kohë të lirë.

Eriksen për herë të parë jashtë spitalit, surpriza

Një ditë më parë ai u fotografua në plazhin Tisvilde Strand, teksa buzëqeshte dhe pranë tij një tifoz i vogël me emrin Bjorn Bindzus.

Për gazetën daneze Bjorn tha: Isha shumë nervoz kur duhej ta pyesja për foton. Por jam krenar që ia arrita të kampja një moment dhe ndihem shumë i lumtur. Po e prisja pasi po fliste me partneren e tij. Ai me tha po menjëherë.

Eriksen për herë të parë jashtë spitalit, surpriza

Eriksen e ka parë dhe ndeshjen që i siguroi danezëve gjysmëfinalen duke mundur Republikën Çeke me rezultatin 2-1. Do donte shumë të ishte në fushë, por shëndeti mbi të gjitha!

*Tiranapost.al.