Aktualitet

Kryeqytet e Europës nga më i liri tek më i shtrenjti. Ku renditet Tirana?

Kryeqytet e Europës nga më i liri tek më i shtrenjti. Ku renditet

Ka kaq shumë vende të bukura në Evropë. Me kultura dhe histori që ndryshojnë shumë nga njëra tjetra, ashtu si çmimet. Kështu të gjithë ata që duan të nisin turin për të vizituar këto vende, fillimisht duhet të dinë se ku është më shtrenjtë e ku më lirë. Në faqen Wanderu jepet informacion për çmimet shërbimet dhe mallrat që duhet të mësohen nga turistët. Ata duhet të dinë se sa para mund të shpenzojnë, për hotelin, shërbimet taksi, transportin publik, ushqimin, birrën, kafen dhe vizitat nëpër muze.

Në hartën e publikuar Tirana, kryeqyteti shqiptar rezulton si i gjashti më i liri nga vendet e Europës, ndërkohë që në vendin e parë është Maqedonia, ndjekur nga Prishtina, Podgorica, Yerevan i Armenisë dhe kryeqyteti i Moldova, Chisinau. (Vijon më poshtë)...

Vendin e parë si më i shtrenjti e zë Monako, ndjekur nga Islanda, Irlanda etj. Sa i përket çmimeve më të lira në Europë për kafen, Tirana renditet e treta, ndërsa Finlanda më e shtrenjta me 3.65 euro kafeja. Referuar gjithë hartave këtu janë disa fakte interesante:

- Një kafe në Kopenhagë kushton  sa katër kafene në Tiranë.

- Një natë në një hotel në Monako kushton sa 6 netë në Tiranë.

- Një udhëtim në Dublin kushton më shumë se një udhëtim në Londër, Paris dhe Amsterdam.

- Norvegjia e njohur si shumë e shtrenjtë është në fakt më e lirë se shumica e vendeve në Evropën Veriore. / Ky artikull është marrë nga Wanderu, përshtatur për Tiranapost.al Elisa Bajrami. ( Linku origjinal këtu).