Art dhe Kulturë

Sot kur dëgjova lajmin e ikjes së tij! Lamtura e Natasha Lakos për Piro Manin

Sot kur dëgjova lajmin e ikjes së tij! Lamtura e Natasha Lakos

Shkrimtarja Natasha Lako i ka kushtuar një mesazh në rrjete sociale Piro Manit i cili u nda nga jeta ditën e sotme. Në fund të dedikimit të saj, Lako shpreh ngushëllimet për bashkëshorten e Manit dhe më pas edhe për qytetin e Korçës që humbi një nga personalitetet më të rëndësishëm të saj.

Mesazhi i Natasha Lakos:

Ata qe nuk e dine se cfare ndodhi ne Korce, kur u kthye Pirro Mani.
Korca nuk u drodh sot, qe iku Piro Mani. U trondit me shume me mberritjen e tij, neper rruget e kalldremta.E ndjeu se po ndodhte dicka ne trupin e saj.Ne rruge ndehej zeri i tij, gjesti i tij,premtimi i tij per te zgjuar nje qytet te tere. Dhe bashke me te vete Korca te ngjitej ne skene dhe Piro Mani te qe spektatori. Ne premiera mund ta shihje duke u perkulur ne shenje nderimi karshi artit.Ndoshta edhe njeriut, nuk e di.Po ai i mesoi njerezit qe teatri te behej pjese e jetes se tyre.Qyteti sa nje grusht u zmadhua nepermjet asaj skene.Sa vajza kane rene ne dashuri, nepermjert dashurise se tij skenike.Mund te kem qene ne vitin e trete te shkolles se mesme, kur u vu ne skene "Nata e dymbedhjete"dhe ai solli ne qytetin tim te lindjes Shekspirin. Nuk flas per dramen "Pamje nga ura", por per kumbimin e emrit Artur Miller.Te kaloje pubertitetin nepermjet dramave dhe komedive te tilla, ishte mrekullia vete.Duhet te ktheje koken andej nga kalonte Piro Mani.Por nuk e shihje asgjekund.
Qytet i dashur ti sot nuk e di se cfare i dha ky njeri trupit tend.
Sot,kur degjova lajmin e ikjes se tij perfundimtare,rastesisht isha ne Korce.Dhe nuk dija nga cfare ane ta ktheja koken.
Ngushellime Pavlines se dashur se pares dhe pastaj qytetit tim ku emri shpresoj t'i shenohet nga e para.

tiranapost.al